Mema: Nuk e kuptoj papërgjegjshmërinë e ekipit

Ardian Mema vijon të mos e shijojë fitoren e parë si trajner i Tiranës. Numri një i stolit bardheblu foli në emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport” pas barazimit kundër Skënderbeut. Trajneri e pranon se situata nuk është e mirë, por tani do të mendohet për derbin.

NDESHJA – “Ishte ndeshje e vështirë, pasi Skënderbeu është pretendent për titull. E kishim përgatitur ndeshjen dhe nuk them se na shkoi keq si lojë, por na mungoi goli, apo dhe pjesa ku lojtarët tanë si në mbrojte dhe sulm duhet të jenë më të përgjegjshëm”.

GAFAT – “Të them të drejtën kam qenë nervoz, pasi e pashë në pushim golin. Nga pozicioni ku isha nuk e pashë konkretisht. Nuk e kuptoj këtë papërgjegjshmëri, që po na sjell probleme. Duhet me çdo kusht të fusim në kokë që jemi zot të fushës dhe unë jam zot në pozicionin tim, aty ku unë luaj duhet të jap më të mirën time. I kemi përsëritur këto situata me qindra herë. Duhet të vëmë dorë menjëherë”.

GOLI I PËSUAR – “Secili kishte pozicionin e tij në momentin e golit. Lojtarët duhet të mbyllen drejt portës. Po flasim gjëra që nuk duhen thënë këtu, por po e them pa ndrojtje që është papërgjegjshmëri. Nuk ka si të dalë një lojtar në qendër aq lirshëm dhe të shënojë. Është sikur ta falim ndeshjen”.

SITUATA – “Tirana ka pasur një krizë psikologjike. Unë jam munduar që të flas për këtë pjesë që të harrojmë atë çka ka kaluar dhe të shohim para. Nuk mund të them sot se si mund të fitojë Tirana me Partizanin, por do e përgatisim ndeshjen sipas specifikës së saj. Më shumë do të theksoj përgjegjshmërinë kur lojtarët të zbresin në fushë. Kjo është pjesa që më dëmton më tepër, nuk po shqetësojnë detajet e tjera. Që kur kam ardhur ekipi është dëmtuar kryesisht me goditjet standarde”.

TAKTIKA – “Këto lojtarë kemi, nuk mund të sjellim dikë nga jashtë. Jam në ekip dhe e di shumë mirë si e përgatis ekipin. Unë kisha përgatitur ekipin që Radas dhe Vangjeli të mos binin në kontakt me topin dhe të mos ndërtonte lojën kundërshtari. Është e lehtë të flas pas ndeshjes”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online