Dita e çmendur e Uimbëldonit, bien Mërej e Xhokoviç     

0

Një ditë e çmendur ajo e Uimbëldonit pasditen e djeshme. Pas rezultateve të çerekfinaleve, legjenda zvicerane Roxher Federer është favorit absolut, pasi u hakmor ndaj Milosh Raoniç (e eleminoi vitin e shkuar) kur në kompeticion janë eliminuar me radhë Nadal (i eleminuar që në 1/16) Xhokoviç dhe numri 1 i botës, Endi Mërej.

Ky i fundit u mund në një betejë me pesë sete ndaj patriotit Sem Kuerej, ku pas tre seteve të para ai  kryesonte 2-1, por një dëmtim në fundshpinë kushtëzoi lëvizshmërinë e tij ne dy setet e ardhshme, që i humbi me rezultatin identik 6-1.

Ndërkaq, Xhokoviç u tërhoq në fillim të setit të dytë pas një dëmtimi ne shpatull, duke i dhënë mundësinë çekut Tomas Berdih të kalojë në gjysmëfinale ku do te gjejë Federer.

Sa i përket çiftit tjetër gjysmëfinalist, Sem Kuerej do të përballet me Marin Çiliç, që mundi luksemburgasin Myler.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image