Dinamo, “nëndetësja” zyrtarizon afrimet e bujshme

0

Pas Doksanit, Likës e Hasës, konfirmohen Roland Peqini dhe Mirel Çota. Blutë pranë firmës edhe me mbrojtësin Kaja

Erjon Saliu

Dinamo në këto ditë të “nxehta” të merkatos ka afruar edhe disa futbollistë cilësorë. Doksani, Lika e Hasa u zyrtarizuan pak ditë më parë, ndërkohë që blutë kanë prezantuar edhe dy afrime të tjera mjaft cilësore. Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut Roland Peqini që rinovon me blutë si dhe sulmuesin Mirel Çota. Të dy janë futbollistë me mjaft eksperiencë, madje e njohin mjaft mirë Kategorinë e Parë, por edhe Superioren. Të dy futbollistët kanë gjetur akordin me blutë dhe do të vijojnë karrierën në radhët e tyre sezonin e ardhshëm, pasi skuadra ka synime madhore…

KAJA – Por, Dinamo duket se nuk do të ndalet dhe planifikon edhe një tjetër afrim cilësor në mbrojtje. Fjala është për lojtarin shtatlartë, Ervis Kaja, i cili ka luajtur edhe në Superiore me disa skuadra, por ka qenë edhe më parë  pjesë e bluve, në sezonin 2011-2012. Madje, prej disa ditësh ai stërvitet nën urdhrat e trajnerit të bluve Igli Allmuça dhe ndihmësit të tij, Julian Brahja.

TË TJERËT – Merkato do të vazhdojë të mbetet e hapur deri në ditët e fund, për të plotësuar edhe boshllëqet e tjera që kanë blutë në ekip. Presidenca ka qenë shumë korrekte me pagat dhe premiot që ka premtuar, ndaj edhe blutë duket se këtë sezon janë duke ndërtuar një ekip me ambicie. Në ditët në vijim, jashtë vëmendjes së stafit nuk do të lihen edhe takime të tjera miqësore, me skuadra të Kategorisë së Parë dhe të Dytë, por edhe me ndonjë ekip elitar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.