Di Françesko: Naingolan nuk ikën, Xheko…

Roma ishte shumë pranë fitores, por barazimi ndaj Interit nuk është rezultat i keq dhe trajneri verdhekuq Di Françesko e pranon: “Për 70 minuta luajtëm shumë mirë, por pësuam rënie ne fund dhe Interi na mbylli në zonë. Duhej të tregoheshim më të saktë dhe të përfitonim nga shanset që patëm në pjesën e parë. Gabimi kryesor ishte që nuk luajtëm të mbledhur deri në fund. Do bëja të njëjtat zëvendësime, mjafton të shohësh lojtarët që kisha në stol”.

MERKATO – “Xheko është i rëndësishëm dhe është i yni, e kam ende në dispozicion dhe e hedh në fushë. Naingolan nuk do të largohet, e sigurt. Taktikisht më kënaqi, është lojtar i shkëlqyer. Edhe Strotman më pëlqeu shumë”.

XHEKO – Është ende i Romës, por ndoshta edhe për pak ditë. Sulmuesi boshnjak pret të transferohet te Çelsi për 55-60 milionë euro, se bashku me Emerson. Orë vendimtare, Roma po dorëzohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *