Gafa ndaj Romës, Spaleti: Santon nuk ka pse kërkon falje

Interi zhgënjeu edhe ndaj Romës, por të paktën evitoi humbjen në fund. Trajneri zikaltër Luçiano Spaleti pas ndeshjes vlerësoi paraqitjen e mirë në pjesën e dytë, ndërsa nuk pranon të ngarkojë me përgjegjësi mbrojtësin Santon, për gafën në golin e Romës: “Ai nuk duhet t’i kërkojë falje askujt. Ulur para televizorit është e lehtë të gjykosh, në fushë është ndryshe. Gaboi, po kujt duhet t’i kërkojë falje? Janë gjëra që ndodhin, Santon është një djalë që stërvitet si duhet, gaboi, por askush nuk e ndihmoi. Po kërkoi falje, nuk e fut më”.

REAGIMI – “Roma nuk dominoi për 70 minuta, mos ta ekzagjerojmë. Handanoviç nuk priti aq shumë sa Alison. Gabuam shumë në ndërtimin e lojës, Roma ushtronte presion konstant dhe nuk kishim hapësira. Duhet forcë dhe besim në vetvete, e kemi humbur shpesh topin”.

BROZOVIÇ – “Ka luajtur ndeshjet e tij, nëse më tregon që është i zoti, do të luajë titullar. Nuk kam asnjeri farefis, i kam të gjithë miq, por zgjedh formacionin që më jep garanci gjatë javës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online