Derbi është sërish bardhezi, Juve fluturon me Aleks Sandron

0

Mjafton një gol nga Aleks Sandro dhe Juve nuk e ndjen mungesën e Dibalës dhe Manxhukiçit, duke fituar 1-0 derbin ndaj Torinos.

Rutinë, asgjë e re, sepse Juve ka vite që dominon ndaj Toros. Sot nuk ishte ndeshje e bukur, Juve nuk bëri shumë, por shënoi golin që i duhej dhe menaxhoi shkëlqyeshëm avantazhin.

Bardhezinjtë momentalisht në krye dhe me të qetë pas barazimit ndaj Totenhemit, të paktën në Serinë A nuk kanë rivalë veç Napolit.

Nëntë fitore rresht në Serinë A, për herë të fundit Juve e bënte në vitin 2016. Megjithatë, u dëmtua Higuain dhe ky është shqetësimi madhor për Alegrin në këtë moment.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.