Demiraj: FSHF shpiku formulë të çuditshme, jemi në ajër!

0

Albpetroli ende po e përjeton keq dështimin për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë. Vendi i tretë në kampionat nuk vlejti, pasi FSHF vendosi që vendin e lënë bosh nga Kamza ta zinte njëra prej skuadrave humbëse që luajtën në “play-off”.

Trajneri Elidon Demiraj ende mbetet i habitur për formulën që zgjodhi FSHF-ja. Tekniku fierak, për SportEkspres.com ka deklaruar: “U shpik një formulë e çuditshme nga FSHF-ja dhe u hoqi një mundësi vendeve të treta të luanin në Play-off për Kategorinë e Parë. Kjo situatë sikur na e zhbëri gjithë rrugën tonë.

Tashmë duhet të mendojmë se çfarë do të ndryshojmë që në sezonin tjetër të mos renditemi përsëri në vendin e 3-të. Skuadra është me pushime, ndërkohë që jemi në pritje të rifillimit të përgatitje”. Demiraj flet edhe në lidhje me riorganizimin për sezonin e ardhshëm.

“Në këto momente nuk mund të bëhet fjalë për merkato, edhe pse skuadra e ka të domosdoshme. Albpetroli është nën administrimin e Bashkisë së Patosit dhe kjo situatë politike nuk është e favorshme për futbollin. Jemi si në ajër. Vetëm zgjidhja politike i jep drejtim vazhdimësisë së Albpetrolit”, u shpreh Demiraj.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.