De Ligt te Juve! Arrihet marrëveshja, Raiola rregullon gjithçka

0

Kapiteni i Ajaksit, Mathijs de Ligt, është i Juventusit! Gazzetta dello Sport raporton se është arritur më në fund marrëveshja mes palëve dhe ylli i Ajaksit pritet në Itali sot ose nesër.

Gjithçka nën regjinë e Mino Raiolas, i cili i kishte premtuar Ajaksit marrëveshjen më të mirë të mundshme, por me kushtet e tij.

I pari ishte paga e De Ligt, që do jetë mbi 12 milionë euro në sezon, ndërsa i dyti ishte klauzola prej 150 milionë euro për prishjen e kontratës, për ta mbajtur lojtarin në treg nëse nuk ambientohet në klubin e ri.

Juventusi i pranoi të gjitha kushtet, ndryshe nga Barcelona dhe PSG. Ndërkaq, Ajaksi më në fund është kënaqur, sepse do të marrë 70 milionë euro, plus bonuse.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.