David Silva tregon arsyen e largimit në Spanjë: Im bir rrezikon jetën

0

Gjatë dhjetorit u largua dy herë në Spanjë dhe mungoi në tre ndeshje të Premier Ligës, ndërkohë që askush nuk e dinte arsyen reale çfarë po ndodhte me David Silvën.

Ylli i Mançester Sitit nuk ka lëshuar asnjë deklaratë deri më sot dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe Siti, ndërsa trajneri Guardiola ka shpjeguar se Silva ka qenë në Spanjë për probleme personale dhe duhet respektuar privatësia e tij.

Në mediat angleze pati shumë hamendësime, por dje Silva u kthye në fushë dhe sot ka lëshuar një komunikatë zyrtare.

“Falënderoj të gjithë për mesazhet e ngrohta dhe mbështetjen, sidomos shokët e skuadrës, trajnerin dhe klubin, për mirëkuptimin. Dua t’ju bëj të ditur se ka ardhur në jetë im bir Mateo, i cili ka lidhur shumë para kohe, ndaj po lufton çdo ditë për të jetuar me ndihmën e mjekëve”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.