Çmenduri për Hazard, shifër stratosferike nga Reali

0

Dëshira e lojtarit dihet, por tashmë që në Angli është mbyllur merkato, zor se Çelsi do të heqë dorë nga një lojtar si Eden Hazard. Oferta, nëse është reale gjithmonë, është e çmendur. “Express” në Angli raporton se Reali i Madridit ofron 200 milionë sterlina.

Gjithçka varet nga londinezët dhe trajneri Maurizio Sarri nuk dëshiron në asnjë lloj mënyre t’i largohet nga ekipi një lojtar i kalibrit të Hazard. Ky i fundit shihet si pasuesi i Kristiano Ronaldos, i cili u shit te Juventusi këtë verë.

Mes klubeve së fundmi ka pasur një marrëveshje për Kurtua, i cili kaloi nga Çelsi te Reali për rreth 40 milionë euro. Edhe Hazard dëshiron të ndjekë të njëjtën rrugë. Ky operacion merkatoje do tentohet të kryhet brenda kësaj jave.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.