Çani: Ndihem më mirë, jam gati të luaj

0

Sulmuesi i Partizanit, Edgar Çani, mungoi të dielën ndaj Laçit dhe mungesa e tij u vu re, pasi skuadra vuajti shumë për të gjetur hapësira në sulm, në mungesë të një lojtarë të fuqishëm në zonë.

Ndonëse Partizani dhe vetë sulmuesi kanë deklaruar disa herë se nuk ekzistonte asnjë problem sezon, Çani nuk ishte as në stol ndaj Laçit, për një problem të vjetër fizik. Megjithatë, në një intervistë për Top-Channel Çani deklaron se ndihet gati: “Jam në fazën e fundit të rekuperimit dhe mund të them se jam gati. Do të flas me stafin dhe trajnerin se kur do të aktivizohem, por ndihem shumë më mirë”.

Debutimi me humbje ka shtangur Partizanin, por Çani ka besim: ““Ky është një kampionat shumë i vështirë, megjithatë mund të themi se kemi një skuadër të mirë dhe do t’ja dalim. Vendosemi mirë në fushë, por na duhet të korrigjojmë disa gabime”.

I ardhur nga Seria B italiane, Çani shpreson të bëjë të harrohet një tjetër produkt italian, Kaleb Ekuban: “Ekuban do të mbetet gjithmonë në mendjen e tifozëve dhe nuk do të harrohet, por unë do të përpiqem të bëj më të mirën e mundshme. Shpresoj të shënoj shumë gola, një numër me dy shifra”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image