Cake, gati për tre javë

0

Lajm i mirë për qendërmbrojtësin Klisman Cake. 18-vjeçari duket se nuk ka asgjë serioze dhe dëmtimi në gju, nuk është aq i rëndë sa u mendua në fillim. Edhe pse paraprakisht mjekët shqiptar i komunikuan mbrojtësit bardheblu se do i duhej ndërhyrja kirurgjikale, që do të shoqërohej me një periudhë 6-mujore riaftësimi, duket se ka qenë i gabuar. Fatmirësisht për Caken, por dhe për Tiranën nuk është aspak kaq serioze situata. Lojtari e ka kryer sërish rezonancën magnetike dhe këtë herë i është drejtuar mjeku të kombëtares, i cili është befasuar nga konkluzioni paraprak, duke i komunikuar se është i gabuar. Një dëmtim i lehtë që do të kalohet për afro 20 ditë, por sigurish Cake do të jetë i gatshëm për skuadrën, për pak më shumë se një muaj.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here