Që të ngelin vetëm të “40”-at

Gjergji Stefa

Sigurisht që asnjë trofe i fituar nuk mund të heqë shijen e hidhur të lotëve që solli rënia nga kategoria – e para në historinë e Tiranës, klubit më të titulluar në vend – por meqenëse askush nuk mund ta kthejë kohën pas, duhet parë para. 40 ditët e vajit kanë përfunduar me kohë dhe Tirana do bënte një gabim të jashtëzakonshëm nëse “atakun kardiak” të majit do e kish shndërruar në një depresion konstant. Kundër Kukësit mesazhet ishin të qarta dhe pozitive. E para ekipi nuk u shkatërrua dhe pavarësisht shitjes së disa lojtarëve afrimet ishin cilësore. Mauexhe mbi të gjitha. Skuadra ish rindërtuar me kujdes dhe emrat e së shkuarës treguan se kanë dëshirën, vullnetin dhe forcën për të rifilluar. Ajo që kapiteni Karabeci tha në fund të ndeshjes ishte sinjal se koka nuk do kthehet më pas, por patjetër asgjë nuk duhet harruar për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës. Kapiteni vendosi të qëndrojë dhe ky është modeli që përdorën dhe disa lojtarë kryesorë. Më pas niveli i lojës, dominimi dhe fitorja e Superkupës. Jo keq për një skuadër që në mënyrë ironike gjendet një kategori më poshtë. Tani misionet janë dy. I pari me detyrim-përcaktim, rikthim në Superiore, dhe tentativë për të shkuar sa më larg në Kupën e Shqipërisë. Presidenca duhet të jetë ndjerë disi më mirë. Edhe për shumë kohë do vazhdojë të kontestohet për atë që ndodhi një vit më parë dhe duhet rikthyer së qëni Tirana madhe e trofeve si titulli, për të harruar disi dhimbjen e një grupi tifozërie, por ata që ishin nëpër shkallë patën momente që u gëzuan dhe thërritën “Tirona”. Kishte kohë që nuk ndodhte.

Ky është një rifillim i ri dhe gjërat duhen bërë dalëngadalë, pa premtime të mëdha dhe mbi të gjitha pa emocione negative. Presidenti tanimë duhet ta ketë përvojën që ringritja e Tiranës kalon në disa fronte. Prodhimi i lojtarëve nga akademia, të huajt gjithnjë e më shumë cilësorë, veteranët që duhet të japin gjithçka për fanellën. Duhet vazhdueshmëri, por mbi të gjitha dhe klimë. Ka ende dhe një nyje për t’u korrigjuar. Raporti me tifozërinë. Nëse dhe ajo është “OK”, atëherë Tirana edhe mund të jetë sërish emri i së shkuarës. Por gjërat nuk ndodhin, as për një ditë, as për një muaj, e as për një sezon. Mund të duhen 4-5 vite, ku mes forcimit të grupit, rritjes në rezultate, prodhimit të lojtarëve dhe parave që vijnë nga shitja e tyre, Tirana të gjejë humorin e duhur për të qenë sërish diçka e rëndësishme. Asgjë nuk është bardhezi, por ideja është që gjërat të kthehen sërish së qëni bardheblu. Deri sa të vijë plotësisht dita, do ketë shumë prezantime gri. Superkupën e merituan, është vetëm dita e parë e një projektit ë ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online