Bylisit i mjafton Ntepe ndaj Tomorit

0

Ballshiotët kanë fituar miqësoren e parë me rezultat minimal. Përballë ishte Tomori, ndërkohë që priten lëvizje në merkato. Ish-portieri Miço, pjesë e stafit

Erjon Saliu

Bylis      1
Tomori     0
Shënues: Ntepe 25’
Bylis: Dramolli, H. Hoxhaj, N. Hoxhaj, Mehmetaj, Kaçiku, Shoshi, Kolgegaj, P. Fejzaj, K. Fejzaj, Hyska, Ntepe. (U aktivizuan: Sinaj, Zotaj, Bendo, Kodheli). Trajner: B. Devolli
Tomori: Kaloshi, Çaço, Daci, Xherimeja, Paja, Myzyri, Mirani, Isufi, Ajdinaj, Sharavolli, Onuh. (U aktivizuan: Serdari, Mersini, Kopaçi, Drabo) Trajner: S. Dule

Bylisi ka mposhtur me rezultatin minimal skuadrën e Tomorit në një miqësore të luajtur në stadiumin “Adush Muçaj” dhe që është vendosur nga goli i Ntepe në fragmentin e parë të lojës.

Të dyja ekipet e nisën ndeshjen me formacionet më të mira që kanë në dispozicion për momentin, ndërkohë që ballshiotët ishin më agresivë, pavarësisht se janë në kulmin e ngarkesave. Goli i Ntepe në të 25-ën minutë ka bërë që Bylisi të luaj më hapur, ndërsa Tomori ka tentuar disa herë portën e Bylisit me raste sporadike, por nuk ia ka dalë të shënoje dhe 45 minutat e para u mbyllën me avantazhin minimal të skuadrës së drejtuar nga Bledar Devolli. Në pjesën e dytë Bylisi aktivizoi edhe lojtarët e rinj vendas si Sinaj, Kodheli, Zotaj e Bendo. Tomori tentoi disa herë golin, por mbrojtja ballshiote nuk hapi rrugë. Ndryshe nga ballshiotët, edhe beratasit kanë bërë disa zëvendësime, por kanë aktivizuar lojtarë me eksperiencë. Gjithsesi, në fund takimi miqësor ka përfunduar me rezultatin 1-0, me golin e Ntepes që mbeti në fuqi deri në vërshëllimën e fundit.

MIÇO – Eduart Miço, ish-portier tek Apolonia, por edhe te Besëlidhja, Butrinti, Albpetroli e Bylisi, tashmë do të bëhet pjesë e stafit ballshiot. Miço ka qenë pjesë e skuadrës së Apolonisë dhe Akademisë së Fierit, ndërkohë që nga dje është zyrtarizuar si trajner portierësh në Ballsh në vend të Ardian Ballës, i cili do të largohet për arsye familjare jashtë vendit pas një kontributi të çmuar në Ballsh.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image