Bushiç: Fitore e bukur, Flamurtari është në rrugën e duhur

Sulmuesi kroat Tomisllav Bushiç shënoi dhe ishte vendimtar sot për Flamurtarin, në fitoren kundër Lushnjës, sepse ishte i përfshirë në çdo aksion sulmues të kuqezinjve. Për kroatin tashmë Flamurtari është në rrugën e duhur dhe e ardhmja është mjaft premtuese: “Fitore e çmuar, na duhej shumë. Luajtëm jo mirë në pjesën e parë, u përmirësuam në pjesën e dytë. Jemi të kënaqur, morëm 3 pikë me shumë rëndësi.

“A është skuadra e aftë të shkojë në kupat e Europës? Të shpresojmë, për atë po punojmë.

“Goli i shënuar? Është detyra ime, ashtu si shërbimi për shokët e skuadrës. Sot jam i kënaqur.

Sa larg mund të shkojmë? Ne kemi si synim kupat e Europës, ky është plani. Personalisht nuk kam synim të caktuar për golat, të shohim.

“Problemet financiare në Vlorë? Këtë vit nuk kemi më asnjë problem, gjithçka po shkon mirë dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu, e kemi lënë pas të shkuarën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *