Budallallëku i Lacios, “CAS”-i i jep të drejtë Fejnordit

0

Transferimi i Stefan De Vraj nga Fejnordi te Lacio në verën e vitit 2014-të u shoqërua me polemika të shumta. Problemet midis palëve nisën pasi Lacio ra pre e një skeme mashtrimi, që u krye nëpërmjet email-it.

Si pasojë e skemës, një këst prej  2 milionë eurosh që supozohej të shkonte në llogarinë e Fejnordit ka përfunduar në drejtim të paditur. Klubi holandez ka kërkuar prej vitesh këtë shumë, por Lacio s’ka pranuar, pasi sipas tyre mashtruesit kanë pasur informacion konfidencial të përfituar nga persona brenda klubit holandez.

Por, sot Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka urdhëruar Lacion t’i paguajë Fejnordit 1 milionë euro. Skuadra holandeze nuk është e kënaqur me shumën, pasi ata thonë se nuk është faji i tyre që punonjësit e Lacios ranë në grackën e mashtruesve dhe prandaj duhet që ta marrin të plotë këstin prej 2 milionë eurosh.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.