Protestë e veçantë në Zvicër, tifozët kundër lojërave virtuale

ESports është një fenomen që po pëson rritje nga dita në ditë. Së fundmi ky fenomen po tërheq interesin edhe të klubeve sportivë “tradicionale” që vendosin të zgjerohen gjithashtu dhe në kontekstin e “lojërave virtuale”.

Klubet e futbollit janë një shembull i qartë për këtë iniciativë, por jo të gjithë duket se janë aq entuziastë për këtë. Për të provuar këtë gjë tifozët e Jang Bojs kanë menduar një protestë të veçantë.

Pikërisht në ndeshjen e djeshme që Jang Bojs zhvilloi kundër Bazel, grupimi ultras i kampionëve të Zvicrës kishte përgatitur një protestë ndaj ESports, duke hedhur në fushë doreza “Playstation” si dhe topa tenisi. Gjithashtu në tribunë kishin përgatitur një baner me simbolin e “pauzës”. Një protestë  kundër lojërave virtuale dhe investimeve të klubit në këto të fundit.

Ndërkohë për sa i përket sfidës së luajtur, Jang Bojs “shpartalloi” 7-1 Bazelin, që duket shumë ende shumë larg për të sfiduar rivalët nga Berna. Jang Bojs udhëheq kampionatin zviceran me 7 fitore në 7 ndeshje. Pas 7 javëve e shohin veten të shkëputur menjëherë 10 pikë përpara rivalit më të afërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online