Brozoviç-Inter, italianët kanë një plan për kroatin

0

Interi kërkon titullin kampion në Itali, por Juventusi është vështirë të thyhet. Gjithsesi në klubin zikaltër po punojnë të ndërtojnë një ekip me bazament të fortë dhe kjo arrihet duke ruajtur grupin. Janë disa lojtarët me të cilët po punohen për rinovimin e kontratave.

Mauro Ikardi dhe Milan Shkriniar janë dy futbollistët me të cilët Interi po ngulon të nënshkruajë kontratat e reja, por tanimë në listë është shkuar edhe mesfushori Marcelo Brozoviç. Kroati është shumë i rëndësishëm për skemat e Spaletit, ndaj edhe pritet të ketë bisedime për marrëveshjen e re.

Për Brozoviç do të ketë rritje page, ndërkohë që kontrata e re do të zgjatet deri në vitin 2023. Deri në vitin 2021 mesfushori nuk lëviz dot nëse një klub nuk paguan klauzolën prej 50 milionë eurosh. Gjithashtu synohet që të rritet edhe klauzola.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.