Bolonja bën super goditje, merr zbulimin danez për çmim qesharak

0

Bolonja po vepron në mënyrë të jashtëzakonshme në merkaton e kësaj vere, sepse po përforcohet me lojtarë shumë interesantë, pa shpenzuar shumë.

Sot klubi italian ka arritur marrëveshjen me klubin danez për blerjen e sulmuesit Andreas Skov Olsen.

Emër i panjohur jashtë Danimarkës, të paktën deri para pak kohësh, Skov Olsen mahniti në sezonin e parë si titullar në karrierë, me 22 gola në kampionat dhe 3 në Europa League.

Një sulmues i veçantë, me një të majtë spektakolare, Skov Olsen i ka kushtuar Bolonjës vetëm 5 milionë euro dhe të hënën do kryejë kontrollet mjekësore.

Djaloshi i Danimarkës U21 ndiqej me interes nga shumë klube, në Angli, Itali e Gjermani, por duket se Bolonja i ka premtuar mbi të gjitha aktivizim të rregullt dhe transferim në ndonjë klub të madh brenda një ose 2 viteve.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.