Boll më me të huaj, klubi i Premier League prezanton trajnerin anglez

Klubi i Brajtonit ka zyrtarizuar ditën e sotme trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm. Vendin e lënë bosh nga i shkarkuari Kris Hougton do ta zërë anglezi Graham Poter, i cili do të trajnojë për herë të parë në elitën e futbollit anglez.

Poter ka një “CV” tejet interesante. Fillimet e karrierës së tij i nisi në kategorinë e katërt suedeze me Ostersund, ku ishte pjesë e një rrugëtimi përrallor që kulminoi me arritjen në elitën futbollit suedez dhe grupet e Europa League.

Sezonin e kaluar Poter ishte pjesë e Suonsit në Championship. Skuadra uellsiane u rendit në vendin e 10-të, por pavarësisht kësaj kërkoi të vazhdonte bashkëpunimin e këtij të fundit, por dëshira e trajnerit për t’u larguar dhe një shumë kompensimi nga Brajton bënë që Poter t’i plotësohej ëndrra e të drejtuarit një skuadër në kampionatin numër një në planet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *