Besa ngec në Lushnje, “asist” për Bylisin

0

Lushnja ka fituar pastër në shtëpi përballë Besës së Kavajës, duke marrë një trepikësh të rëndësishëm për një vend në pesëshen e parë dhe duke i dhuruar një “asist” Bylisit.

Lagunarët shënuan nga një gol për pjesë. Alushi gjeti golin e avantazhit në minutën e 12-të, ndërsa Fatjon Sefa vulosi fitoren e ekipit vendas 11-të minuta përpara fundit të ndeshjes. Kjo fitore e ngjit Lushnjen në vendin e katërt me 27 pikë, ndërsa Besa e Maganit mbetet në vendin e dytë me 32 pikë (7 larg Bylisit kryesues.)

Ndeshja tjetër mes Bylisit dhe Tomorit nuk u zhvillua, pasi ekipi beratas nuk u paraqit, ashtu siç e kishte paralajmëruar më parë një gjë të tillë. Ekipi ballshiot do të fitojë ndeshjen në tavolinë me shumë mundësi, çka do e ngjiste në kuotën e 40 pikëve.

Lushnja-Besa 2-0
(Alushi 12’, Sefa 79’)

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.