Ber Sheva humb një titullar, dyshohet se po mashtron

0

Hapeol Ber Sheva po bëhet gati për ndeshjen me Laçin dhe në këtë takim izraelitët pritet të kenë një mungesë të rëndësishme në mbrojtje. Bëhet fjalë për Hatem Elhamed, një nga lojtarët më të rëndësishëm të formacionit.

Nga ajo që raportohet në mediat izraelitë, thuhet Elhamed është ankuar se ka dhimbje dhe nuk mund të luajë, por dyshohet se e gjithë kjo është një revoltë e 28-vjeçarit për shkak se klubi nuk i ka përmirësuar kontratën.

Elhamed ka pasur një ofertë nga Sëlltiku në Skoci dhe nuk është lënë i lirë, çka ka bërë që ai të ketë pakënaqësi. Kështu, Hapoel Ber Sheva do të duhet të përballet pa të në ndeshjen me Laçin. Nga ana tjetër drejtuesit janë në kërkim të një tjetër mbrojtësi, që mos të kenë probleme sezonin e ardhshëm.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.