Benzema te Milani? Francezi nis “luftën” me Di Marcion: “Ndrysho profesion!”

Gazetari italian i Sky Sport, Xhanluka Di Marcio, raportoi dje se përfaqësues të Benzemasë janë takuar me drejtuesit e Milanit të hënën, por jo vetëm kaq, pasi shkruhej se dhe vetë lojtari ka folur me Gatuzon dhe ka rënë dakord nëse i plotësohen kërkesat e tij financiare.

Nuk ka vonuar shumë dhe kanë ardhur reagimet e para në lidhje mbi këtë lajm me vetë lojtarin dhe menaxherin e tij që kanë dhënë versionin e tyre. Karim Benzema ka zgjedhur një mënyrë jo të zakontë për të reaguar pas lajmit se e ardhmja e tij mund të jetë Seria A. Sulmuesi francez përmes një postimi në “Instastory” ka përgënjeshtruar lajmin e Di Marcios.

Lojtari i Real Madridit jo vetëm që përgënjeshtron lajmin, por thumbon dhe gazetarin e njohur italian: “Di Marzio, duhet të ndryshosh zanat, gënjeshtar”.

Edhe menaxheri i Benzemasë, Karim Xhaziri, ka reaguar me ironi ndaj lajmit të përhapur nga Xhanluka Di Marcio, duke postuar disa fytyra të qeshura poshtë lajmit.

Megjithatë, Di Marcio këmbëngul se lajmi i takimit me drejtuesit e Milanit është i vërtetë dhe ia ka konfirmuar edhe ndërmjetësi Ludovik Fatizo: “Po, është e vërtetë që jam takuar me drejtuesit e Milanit, së bashku me përfaqësuesit e Benzemasë. Nuk mund të shtoj asgjë tjetër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *