Turbina “ndizet” të hënën, Bardhi trajner dhe shumë përforcime

Turbina do të nisë të hënën përgatitjet për sezonin e ri futbollistik 2018-2019. Këtë lajm e ka dhëne vetë trajneri, Sinan Bardhi, i cili do të drejtojë edhe sezonin e ri skuadrën cërrikase. Në fakt, përgatitjet do të nisin në Tiranë, sepse takimi për grumbullimin e parë është caktuar për të hënën pasdite dhe më pas do të ketë hapësira për shumë lojtarë që duan të provohen.

Si fillim skuadra do të jetë thuajse ajo e kampionatit të kaluar, ku do të ketë edhe disa largime. Për sa u  përket afrimeve në merkaton e verës, ato do të jenë të shumta. Janë projektuar disa lojtarë cilësorë e me përvojë te madhe. Nga sa është premtuar nga drejtuesit, do te jetë një Turbinë më e fortë dhe me pretendime të mëdha në sezonin e ri.

Sezonin e shkuar Turbina mbijetoi me vuajtje, ndaj priten ndryshime madhore, në do repart. Është larguar shënuesi kryesor i sezonit të shkuar, Mirel Çota, por mund të largohen edhe disa veteranë.

Nga Cërriku, Mariglen Miraka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online