Basti i fituar nga trajneri, një “Eros” kuqezi…

0

 

Panuçi i ka besuar që ditën e parë te Grezda, futbollisti i lindur në Gjakovë ia shpërbleu me gol dhe paraqitje super. Festa me teknikun, legjitime dhe e rastësishme, por jo edhe aq

13 nëntor 2017… Italia shkruan një nga faqet më të errëta të historisë, Eros Grezda shkruan një nga faqet më të bukura të karrierës së tij deri tani.

Debutimi kuqezi erdhi ndaj Italisë, në mars të ketij viti

Por, pse pikërisht kjo ndërlidhje mes kombëtares katër herë kampione bote dhe lojtarit të Shqipërisë? Sepse, pikërisht ndaj axurrëve, në “Renzo Babera” të Palermos, do të vinte debutimi i tij me fanellën kuqezi. Fati i kryqëzuar me atë të skuadrës axurre, Italinë, vendi ku një ditë do të dëshironte të luante, pse jo, me fanellën e një skuadre “big”.

Duke festuar me Roshin dhe Lilajn

E ndërsa emri i tij nuk është i lejuar në Shqipëri (Eros), në Turqi ka një aromë të veçantë. Një gol që është festuar me trajnerin Panuçi. Një përqafim i sinqertë, i ardhur krejt rastësisht dhe spontanisht. Sepse, mesfushori kuqezi i Osijekut, në atë moment donte të ndante gëzimin e tij dhe shkoi te personi që ka besuar te ai dhe që kur erdhi pas De Biazit… Dhe, këtë e konfirmojnë edhe të dhënat, sepse vetëm në një ndeshje nuk luajti Grezda dhe  ajo ishte për shkak të një helmimi (ndeshja në transfertë përballë Maqedonisë). Gjithë të tjerat, nga Lihtenshtejni te Spanja dhe Italia ishte në fushtë. Tashmë, shtohet edhe Turqia dhe goli i tij i parë…

Pas ndeshjes, futbollisti i Osijekut, foli për RTSH Sport, duke shprehur gjithë kënaqësinë për golin dhe fitoren: “Goli e fitorja? Ishte një ndjenjë super e veçantë. Arritëm të shënonim dhe të fitonim edhe pse ishim me një futbollist me pak në fushën e lojës. Përballë kishim një Turqi shumë të fortë, por edhe mbështetja e tifozëve tanë ishte shumë e madhe. Jam shumë krenar për të gjithë “çunat”. Zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer dhe “dhamë shpirtin në fushë. Sa i përket golit tim të parë, ia dedikoj familjes time, posaçërisht babait. Jam i lumtur që goli im i solli fitoren kombëtares”, u shpreh në fillim Eros Grezda. Më pas mesfushori foli edhe për tema të tjera, mes të cilave…

Grezda ne dyluftim

E ardhmja – Për mesfushorin, e tashmja është e tashme, ndërsa në vazhdim duhet të shohim se çdo të ndodhë. “Është ende herët që të flasim për merkaton. Nuk dua të flas për të ardhmen, pasi ndihem mirë te skuadra e Osijekut. Për momentin jemi në vendin e dytë të klasifikimit dhe jam i përqendruar te kjo skuadër. Largimi në një kampionat të madh është dëshirë, por vetëm kaq”.

Lacio – Fjalët e merkatos e ndjekin kudo, por mesfushori hedh poshtë një kalim te Lacio. “Nuk dua të flas për këtë gjë. Është shumë herët për këtë punë. Kam babain, e menaxherin që merret me pjesën jashtë fushës. E imja është që të bëj sa më mirë në fushën e lojës”, tha ai.

Festimi me Panuçin – Në fund dy fjalë edhe për festën e çmendur me Kristian Panuçin në fushën e lojës. Nuk e prisja atë moment, pasi është goli i parë me kombëtaren. Isha i shumë i emocionuar. Nuk dija si të festoja. Mendimi dhe vendi i parë që më shkoi në mendje për të festuar ishte te pankina jonë. Atë moment Panuçi më hapi duart dhe shkova te ai dhe e përqafova”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image