Bardhi: Gega na jep besim, nëse do mbaj këtë ritëm do jetë sezoni im më i mirë

0

Jurgen Bardhi ishte protagonist tek goli i Malës, me një pasim fantastik. Pas ndeshjes, për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli”, Bardhi u shpreh i lumtur që e ndihmoi skuadrën e tij, por në të njëjtën kohë tregon dhe pozicioni ku ndihet më komod. Nuk kishte si të mungonte dhe një koment për trajnerin Gega.

“Nuk jam i mërzitur nëse ecën skuadra. Edhe kur kam qenë me moshat më shumë jepja asiste dhe nuk shënoja”.

“Është herët për të thënë për sezonin në tërësi. Nëse mbaj këtë ritëm do të jetë sezoni më i mirë”.

“Më pëlqen që të jem si ‘10’ ,por dhe ‘pyka’ më jep kontakt me topin. Në të dyja rolet mund të luaj mirë”.

“Trajneri Gega është shumë i komunikueshëm dhe u jep zemër lojtarëve, po ashtu dhe lojtarëve të rinj i jep shtysë. I jep besim lojtarëve dhe kjo është diçka e mirë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.