Bardhësi në Danimarkë, Irlanda del “kockë e fortë”

0

Nuk ka fitues në vajtjen e ndeshjes së fundit play-off mes Danimarkës e Irlandës, sfidë e mbyllur 0-0. Pritej fitorja e Danimarkës, kombëtare me emër dhe favorite edhe nga të luajturit në shtëpi, por rezultoi ndryshe. Irlanda luajti një ndeshje thuajse perfekte në aspektin mbrojtës, duke i lënë zotërimin e topit Danimarkës. Në pjesën e parë të dyja palët patën nga një rast të pastër, por nuk pati gol, ashtu si në 45 minutat e dyta.

Presion i madh i nordikëve, që rrezikuan disa herë, por Irlanda rezistoi mirë dhe heshti stadiumin, duke e rritur nivelin e lojës dhe duke vënë në vështirësi danezët nervozë, që e prisnin më të lehtë ndeshjen.

Një barazim i artë, por që nuk ndryshon asgjë, sepse javën e ardhshme në Dublin Irlanda nuk do të ketë më luksin të qëndrojë pas.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image