Bano: Pazare e kompromise, më shumë luhet jashtë fushe

0

Shkumbini e ka liruar vendin e parë javën e shkuar, pasi u ndal në barazim me Delvinën në transfertë. Tashmë në krye është Devolli i drejtuar nga Stavri Nica, ndërkohë që peqinasit ende nuk e kanë kaluar atë që u ndodhi javën e shkuar.

Trajneri i peqinasve, Artan Bano, deklaron për SportEkspres.com se Shkumbini e Maliqi janë dy skuadrat më të mira në këtë grup dhe nuk e meritonin të goditeshin. Lushnjari thekson se në Shqipëri luhet më shumë jashtë fushe.

“Mendonim si rival Maliqin, por ata e pësuan nga pazaret muajin e kaluar. Ne na ndodhi dy javë më parë. Mendoj se këtu në Shqipëri më shumë luhet jashtë fushe, me pazare e kompromise që nuk i shërbejnë cilësisë e seriozitetit të garës. Ne e pësuam, por ende nuk jemi dorëzuar dhe do të besojmë deri në javën e fundit të kampionatit”, deklaron Bano.

Ai flet edhe për ndeshjen e radhës me Skraparin: “Kemi dy mungesa titullarësh dhe ato do t’i zëvendësoj me dy futbollistë të rinj që nuk kanë patur shumë hapësira më parë. Skrapari është skuadër e fortë, që nuk ka se çfarë të humbasë. Do të kujdesemi në maksimum për fitoren tonë”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.