Avdijaj përjashtohet nga grumbullimi, në Holandë kanë një enigmë

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është, Donis Avijaj, nuk ishte pjesë e të grumbulluarve për takimin e Villem II kundër vendasve të Emmen. Arsyeja për këtë ishte një masë disiplinore e ndërmarrë nga trajneri i skuadrës ndaj dhe tre lojtarëve të tjerë të kombësisë gjermae.

Fillimisht u përfol se bëhej fjalë për një shkelje të rregullave të grumbullimit, pasi në disa media u supozua se  të katër lojtarët mund të ishin larguar fshehtazi nga hoteli ku po flinin një ditë para ndeshjes, por klubi reagoi duke përgënjeshtruar këtë skenar.

Megjithatë diçka ka ndodhur, pasi vetë trajneri i skuadrës tha në intervistën pas ndeshjes se çdo skuadër ka rregulla që nuk duhen shkelur, dhe se ai pret që lojtarët e tij të sillen në si profesionistë. Mbetet për t’u parë se si do të zgjidhet kjo problematikë midis klubit dhe lojtarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *