Atalanta-Lacio/ Ja pse kjo ndeshje nuk duhet humbur nga të gjithë tifozët në Europë

Atalanta-Lacio pritet të jetë ndeshja më e bukur e vitit në Serinë A sa i përket të dy ekipeve. Rëndësia e kësaj ndeshje është mjaft e madhe pasi luhet për tre pikë të vlefshme, të cilat e ndihmojnë Lacion të ndjekë ekipin e Juventusit në luftën për titull. Bardhezinjtë fituan në përballjen me Bolonjën, në shifrat 0-2 duke u vendosur paraprakisht në një distancë prej 4 pikësh me rivalët e Lacios. Megjithëtë, arsyeja më e madhe që kjo ndeshje duhet parë është spektakli që të ofron.

Së bashku Atalanta dhe Lacio kanë shënuar një total prej 132 golash, që garanton se rezultati 0-0 është teorikisht i pamundur. Lacio ka treguar një formë të shkëlqyer këtë sezon, ku ka mundur dhe kampionen e Italisë 2 herë me rezultatin 3-1. Ndërsa nga ana tjetër Atalanta nuk ngjason me atë të viteve të mëparshme. Dominimi ndaj Valencias në fazën 1/16, ka vendosur emrin e kësaj skuadre si një nga pretendentët për të shkuar larg në Champions League. Kjo sfidë ofron gola, emocion dhe spektaktël. Një ndeshje që nuk duhet humbur edhe pse luhet pa tifozë për shkak të pandemisë COVID-19. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *