Klimë negative pas humbjes së Kupës, Bufon mban takim kokë më kokë me Ronaldon dhe shpëton Juventusin

Juventusi nuk po kalon një sezon si të gjithë e prisnin nën drejtimin e Sarrit. Me teknikun Italian në krye bardhezinjtë kanë shfaqur luhatje, por më e rëndësishmja është trazuar disi harmonia brenda grupit. Ylli i sulmit të “Zonjës së Vjetër”, Cristiano Ronaldo nuk e ka pasur edhe aq të qetë marrëdhënien tij me trajnerin e Juventusit, ku gjatë sezonit kanë pasur edhe probleme me njëri-tjetrin.

Një formë e dobët u shfaq edhe në Kupën e Italisë, të cilën Juventusi e humbi në finale me Napolin. Ronaldo nuk la gjurmë në atë takim, ndërsa motra e portugezit do të ngrinte menjëherë kritika për Sarrin. Në një klimë të tillë të krijuar te Juventusi ishte pikërisht një nga ikonat e klubit që ka sjellë paqen e munguar në ekip.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Buffon ka mbajtur një takim kokë më kokë me Ronaldon dhe ka sheshuar gjërat mes tij dhe trajnerit, duke ndryshuar shumë në anën psikologjike të kampit bardhezi. Diçka e tillë u vu re edhe në takimin me Bolonjën, ku Juventusi shfaqi një fytyrë tjetër, ndërsa Ronaldo gjeti edhe golin dhe u fut në fushën në pozicionin e tij natyral, në krahë të sulmit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online