“Air Albania” të motivon edhe pa tifozë, impianti më modern i rikthehet sërish Superiores në fundjavë

Stadiumi “Air Albania” do të hapë për herë të parë dyert pas ndërprerjes së gjatë prej Koronavirusit, megjithëse këtë herë vetëm për lojtarët, pasi tifozët duhet të presin ende për të shijuar nga afër emocionet që të fal futbolli. Kështu do të jetë pikërisht Partizani-Laçi, e programuar në fundjavë në orën 17:00, ndeshja që do të luhet në impiantin më modern të Shqipërisë. Një takim delikat për të kuqtë, të cilët duan të shpëtojnë sezonin dhe të përpiqen të kapin Europën.

Rezultatet e këtij sezoni kanë qenë zhgënjyes për kryeqytetasit dhe pas dy fitoreve të fundit me Luftëtarin dhe Flamurtarin tashmë kërkojnë të 3-tën radhazi. Laçi është një mision i vështirë, prandaj për të motivuar lojtarët Partizani ka bërë këtë zgjedhje për të ndërruar stadiumin. Me sa duket “Air Albania” është një motivim shtesë për klubet, që tremb edhe pa tifozë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online