Atalanta dhe Lacio në formë të shkëlqyer, fitojnë me “poker”

Atalanta dhe Lacio bënë një sezon shumë të mirë në Serie A edicionin e shkuar, por dhe në këtë pragsezoni të ri, duken në formë të shkëlqyer. Bergameskët dhe lacialët zbritën në fushën e lojës sot, për të luajtur takimet e tyre miqësore.

Atalanta luajti përballë ekipit të Renate dhe triumfoi bindshëm 6-0. Golat për të besuarit e Gasperinit u shënuan nga Barrou, që shënoi dopietë, Kollei, që po ashtu shënoi dy gola, si dhe Gomez e Muriel.

Miqësore

Atalanta – Renate 6-0
Barrou 1’ 14’, Gomez 9’, Kollei 56’ 77’, Muriel 62’

Ndërsa Lacio u vu përballë skuadrës së Triestinës, që bëri një paraqitje më të mirë se ajo e Renates përballë Atalantës. Lacio triumfoi 5-2, Strakosha dhe Berisha nuk ishin të grumbulluar dhe golat u shënuan nga Imobile (dopietë), Korrea, Kaisedo dhe Adekanje.

Miqësore

Lacio – Triestina  5-2
Imobile 8’ 29’, Korrea 13’, Kaisedo 50’, Adekanje 67’ / Kodromaz 46’, Marzola 86’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *