Artan Bano: Nuk presim dhurata, terrenet “rivali” ynë

0

Nesër Kategoria e Dytë do të nisë me ndeshjet e javës së 16-të, ku në të dy grupet do të luhen takime interesante. Në Grupin B, i veçantë është “derbi” Maliqi-Devolli. Gjithsesi, Artan Bano, trajneri i Shkumbinit kryesues, deklaron se skuadra e tij e tregon veten në fushë dhe nuk merret me rivalët.

Për SportEkspres.com, Bano deklaroi se Shkumbini kundërshtarë ka vetëm terrenet e dobëta, ndërkohë që rivalët ai i pret në fushë. “Terrenet, në Kategorinë e Dytë, në përgjithësi janë shumë të dobëta dhe na e vështirësojnë në 50% lojën.

Këta janë kundërshtarët tanë më evidentë, por këto firo i kompensojmë me lojën tonë. Të dielën në Tepelenë luajmë vetëm për tri pikët, ndërsa nga përballja Maliqi-Devolli nuk presim ndonjë dhuratë”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.