Arrihet akordi, “djalli i kuq” vishet badhezi

Juventus prej kohësh është në kërkim të një anësori në mbrojtje, teksa Matia De Shiljo nuk bind, ndërsa Spinacola prej kohësh ka qenë i dëmtuar.

Alternativat kanë qenë të shumta për ekipin bardhezi, por së fundmi duket se po konkretizohet marrëveshja për Mateo Darmian. Mbrojtësi i Mançester Junajtid prej kohësh e ka humbur busullën në “Old Traford” dhe kërkon largimin.

Ditën e sotme duket se drejtori i “zonjës së vjetër”, Fabio Paratiçi ka gjetur marrëveshjen me drejtuesit e “Red Devils”, në bazën huazimit me të drejtë blerje. Për huazimin Juventusi do të derdhë në arkat e Mançesterit 4 milionë euro. Në ditët në vijim pritet të njfotohet dhe zyrtarisht kalimi i italianit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *