Arratisje nga Kina, ylli i Këlnit humbet 4000 euro në ditë

0

Antoni Modeste është një futbollist me histori të çuditshme, sepse në dy sezone në Këln, 2015-2017, realizoi 40 gola në Bundesligë, shifra që do i hapnin rrugën për ekipe elitë në Gjermani e jashtë saj. Megjithatë, sulmuesi francez zgjodhi Kinën dhe pas një periudhe mbushur me polemika me klubin gjerman, u arrit marrëveshja, që çuditërisht ishte huazim, pa terma financiare të zbuluar.

Tani, Modeste është kthyer në Gjermani, pas një viti në Kinë, ku mbushi xhepat  por u largua në mënyrë misterioze, duke prishur kontratën në mënyrë të njëanshme, sepse nuk u pagua në kohë muajt e fundit.

Prej nëntorit Këln e ka përfshirë në ekip dhe e ka nën kontratë deri në 2023, por me një kleçkë. Për shkak se çështja në klubin kinez Tianxhin Kuanxhian është në FIFA, Modeste nuk federohet dot.

Për pasojë  Këlni nuk e paguan dhe sipas marrëveshjes, Modeste humbet 4000 euro në ditë. Kjo për shkak se e ka pagën rreth 120 mijë euro në muaj, për sa kohë Këlni luan në Bundesligën 2. Kur të kthehet në Bundesligën 1, Modeste do paguhet 3.5 milionë euro në sezon.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.