Argjentina kërkon trajner, sytë te “arkitekti” i Kolumbisë

Një Botëror i dështuar, situatë kaotike në çdo drejtim dhe Sampaoli që është larguar, duke marrë 2 milionë dollarë.

Argjentina është në një ndër pikat më të ulëta të historisë së vet dhe tashmë federata e ka të qartë se nuk mund të gabojë më në zgjedhjen e trajnerit të ardhshëm, sepse duhet rindërtim dhe mbi të gjitha bashkim.

Njeriu i duhur në këtë moment duket një ish-trajner i Argjentinës, Hoze Pekerman.

Pse Pekerman? Së pari, sepse në fund të gushtit lirohet nga kontrata me Kolumbinë. Argjentinasi ka punuar për 8 vite aty, ka bërë një punë të shkëlqyer dhe u prit si hero pas kthimit nga Kupa e Botës.

Pekerman ka ndihmës edhe Kambiason dhe ka marrëdhënie të shkëlqyera me ish-lojtarë që i ka drejtuar tek Argjentina më parë dhe që tani punojnë në federatën argjentinase, si Aimar, Plasente e Skaloni.

Nëse Pekerman lirohet në fund të verës, e kundërta ndodh me emra si Simeone, Aimar e Poçetino, të gjithë nën kontrata afatgjata me klubet përkatës.

Nuk duhet harruar edhe e shkuar e 68-vjeçarit, i cili ishte i panjohur kur paraqiti një projekt në vitin 1994 dhe organizoi gjithë sistemin e të rinjve të Argjentinës, duke drejtuar kombëtaren A në periudhën 2004-2006. Në këtë moment vetëm ai është personi që bashkon argjentinasit, por nuk duhet harruar se edhe Kolumbi la po mundohet ta bindë të rinovojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *