Franca festë dhe bilanc lufte, dy viktima

Festë dhe incidente në Francë, pas triumfit të “bluve” në Kupën e Botës, ku pasojat ishin të rënda. Bilanci ishte dy të vdekur, dhjetëra të lënduar, mes të cilëve edhe fëmijë, dhe shumë persona të arrestuar.

Ngjarjet më të rënda u regjistruan në Anesi. Një 50-vjeçar humbi jetën pasi ra në një kanal, ku gjithsesi niveli i ujit nuk ishte shumë i lart. Në Seint-Feliks një tjetër person vdiq në një aksident me makinë, ndërsa po festonte fitoren e përfaqësueses së Deshamp.

Ndërkohë, dy fëmijë të moshës 3 dhe 6 vjeç janë në gjendje të rëndë, pasi u shtypën nga një motor. Gjatë festimeve nuk munguan përplasjet me forcat e rendit. Gjatë festimeve në Paris hajdutët u përfshinë mes turmës, ndërsa shumë të rinj me kapuç nisën plaçkitjen e dyqaneve.

Në total 30 persona u arrestuan për vjedhje dhe përplasje me policinë. Uniformat blu madje u detyruan të përdornin edhe gaz lot-sjellës dhe ujë të nxehtë për të shpërndarë turmat problematike në Shamps-Elize.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online