Argjentina fiton me gol të parregullt në Rusi, loja mbetet mediokre

0

Një gol nga Sergio Aguero në minutën e 86-të, që duhej anuluar për pozicion jashtë loje të Pavon, i cili dha pasimin final, i dha fitoren 1-0 Argjentinës në Moskë pasditen e sotme, në një stadium të tejmbushur, me mbi 70 mijë të pranishëm.

Rusia po përgatit Kupën e Botës si vend mikpritës, ndërsa Argjentina u kualifikua me vuajtje të jashtëzakonshme. Të dyja palët luajtën një ndeshje të dobët, pa ritëm e me pak raste për shënim.

Ishte fitorja e dytë rresht për Argjentinën, por duhet një përmirësim i gjithanshëm në vazhdim, sepse La Albiceleste nuk e justifikoi sërish emrin e madh që ka dhe yjet që ka në përbërje nuk është se shkëlqyen.

Gjithsesi, Rusia ishte edhe më dobët dhe më i miri në fushë për të ishte portieri Igor Akinfeev, ndërsa Argjentina kishte 70% zotërim topi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image