“Ventura Gate”, italianët duan “kokën” e trajnerit

Italianët nuk kanë humbur kohë dhe fill pas ndeshjes së humbur në Stokholm përballë Suedisë kanë kërkuar shkarkimin e trajnerit Xhan Piero Ventura. Në Itali po e komentojnë si një “Ventura Gate”, teksa ankthi për mungesën në një botëror që nga viti 1958 janë shtuar ndjeshëm pas humbjes në Suedi (0-1). Italia ka vuajtur shumë në “Friends Arena” që për kundërshtarët nuk është dhe aq “Friend” sa mban emrin. Ky stadium është kthyer në një fortesë për Suedinë, ku më parë kishte lënë “kockat” dhe Franca. Në fushë është parë një skuadër verdheblu që e ka bazuar lojën tek nervat dhe forca fizike dhe një skuadër tjetër, ndonëse më e mirë-vendosur taktikisht, ka goditur vetëm dy herë në drejtim të portës. Dhe kjo paraqitje e shëmtuar e Italisë nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve, të cilët kanë shpërthyer kundër trajnerit Ventura në rrjetet sociale. Përtej ironisë, ata kanë kërkuar shkarkimin e trajnerit edhe nëse ky i fundit do të udhëheqë Italinë drejt Botërorit në rast suksesi kundër Suedisë në “San Siro”. Një eliminim i mundshëm do ta damkoste trajnerin Ventura me njollën e të qenit trajneri më i dobët në historinë e “Axurrëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online