Andi Lila largohet nga Kombëtarja, por ka një arsye madhore

0

Andi Lila është një nga futbollistë që ka më shumë prezenca me Kombëtaren kuqezi. Mbrojtësi kavajas ka saktësisht 69 prezenca me uniformën e përfaqësueses tonë dhe vijon që të japë kontributin e tij sa herë që ftohet.

Lila ishte i ftuar dhe për dy ndeshjet me Jordaninë dhe Izraelin, por siç mëson lojtari është larguar nga Kombëtarja, pasi ka një arsye madhore. 32-vjeçari është bërë për të dytën herë baba dhe ka kërkuar leje nga trajneri Kristian Panuçi, me këtë të fundit që e ka mirëkuptuar.

Mbrojtësi është bekuar me një vajzë dhe ka udhëtuar drejt bashkëshortes së tij, për të qenë me të në një moment kaq të lumtur për ta. Vetë Lila ka postuar pak minuta më parë një foto ku nodhdet me familjen e tij, tashmë me katër anëtar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.