Analiza e Alegrit: Nga elozhet për Ronaldon, te gjesti i papranueshëm i Dugllas Kostës

0

Juventus arriti një fitore të rëndësishme përballë një kundërshtari si Sasuolo, që zhvilloi një takim të mirë. Festë në Torino për golat e parë të Ronaldos, i cili pasi gjeti të parin, dyfishoi me anë të një eurogol. Megjithatë, Dugllas Kosta mendoi të prishte pak momentin e bukur, duke kryer një gjest të patolerueshëm.

Braziliani pështyu kundërshtarin dhe doli jashtë me të kuqe, ndërsa pritet një dënim me disa javë, por dhe një gjobë nga klubi. Alegri është i kënaqur me fitoren, por nuk kursehet sa i përket episodeve të shëmtuara. Në konferencën për shtyp të pas ndeshjes, trajneri i Juventusit ndalet tek episodi i brazilianit, golat e Ronaldos dhe analizon paraqitjen e ekipit të tij.

Dugllas Kosta – “Ndoshta ishte një faull në fillim, por janë episode që nuk duhet të ndodhin. Pështyma ishte e papranueshme, Dugllas është një djali i mirë dhe e di se ka gabuar. Ai do të mungojë në disa ndeshje dhe kjo na dëmton. Duhet ta menaxhonte topin, por ai reagoi për një faull. Reagimi nuk justifikohet, klubi do të marrë masa për të dhe duhen evituar gjëra të tilla.”

Provokimet – “Nuk duhet të biem pre e provokimeve. Ndeshja po shkonte drejt fundit, pothuajse ishte mbyllur dhe ndoshta mund të shënonim golin e tretë. Por, nuk luajtëm si skuadër, filluam të gjithë të driblonim dhe kjo nuk është një shenjë e mirë. Dikush të ndërhyn, një tjetër nervozohet dhe ndodhi ajo që ndodhi. Në fillim Kanselo, pastaj Dugllas Kosta dhe në fund Bentakur… Duhet të tregohemi më të aftë, sepse janë episode që mund të penalizojnë.”

Zhbllokimi i CR7 – “Nuk ishte i nevojshëm gjitha ai ankth i krijuar. Nëse shohim tre ndeshjet e para, Kristiano ka patur disa raste. Ndodhi gjithçka shumë shpejt dhe futbolli ta jep atë çfarë të heq. Pastaj, goli i dytë ishte i mrekullueshëm.”

Dibala – “Duke luajtur kështu kemi më pak amplitudë, por anësorët e krahut u treguan të aftë. Sasuolo bëri një ndeshje të mirë, por ne e morëm ndeshjen në kontroll dhe e dërguam aty ku duhet të shkonte. Ju thashë që dje se Dibala do të ishte titullar, por e dija që nuk do ta besonte askush. ”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.