Ali Soue transferohet në Bullgari, huazimi i çuditshëm

0

Ali  Soue nuk do të qëndrojë në Itali te Kievo. Klubi italian ka vendosur ta huazojë sulmuesin në Bullgari, por në fakt duket e çuditshme një lëvizje e tillë, duke e ditur se kontrata sulmuesit nga Gambia i përfundon verën e ardhshme.

Nuk ka një njoftim zyrtar, por klubi italian me shumë mundësi ka rinovuar kontratën me Soue, i cili vjet shkëlqeu me Skënderbeun. Ai fitoi “Këpucën e Artë” me 21 gola të shënuar, ndërkohë që në total në të gjitha kompeticionet realizoi 28 herë.

Soue është huazuar te CSKA Sofia, nënkampione në Bullgari dhe pretendente për titullin edhe këtë sezon. Merkato në Bullgari mbyllet nesër dhe në momentet e fundit është regjistruar Soue, i cili momentalisht ka mbërritur në Sofie dhe ka kryer vizitat mjekësore. Tanimë ka ardhur edhe zyrtarizimi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.