Alegri: Juve inteligjente, Gonzalo s’ishte çështje

0

Maks Alegri është i kënaqur nga fitorja e mbrëmshme që Juventusi i tij arriti të merrte ndaj një Olimpiakosi të mbrojtur shumë mirë pas. “Juventusi ka bërë një ndeshje inteligjente, ata kanë bërë shumë mirë në mbrojtje, na kanë mbyllur të gjitha hapësirat dhe duhet të ishim shumë të shpejtë. Pastaj ata ranë fizikisht, ne gjetëm hapësirat dhe arritëm të shënonim. Goli i Higuainit? Unë bëra një zgjedhje, Gonzalo nuk ishte aq mirë sa të tjerët, por po gjen gjendjen e tij optimale. Në këtë ndeshje ka qenë shumë më i shpejtë, por është një lojtar që nuk do të jetë kurrë problem. Do të bëjë ende diferencën dhe do të na vlejë edhe për ndeshje të tjera. Merita e golit është e tija, sepse “Zoti ndihmon ata që ndihmojnë veten””. Më pas ai ka folur edhe për Bentakurin. “Ka luajtur mirë, sidomos në disa situata ku ka rikuperuar topat. Duhet të përmirësohet shumë në lojën vertikale”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image