Albanese vero!

0
EKIPI KOMBATAR MBERRIN NE RINAS - Trajneri i ekipit Kombetar Shqiptar te Futbollit, Gianni De Biasi, Presidenti i FSHF, Armand Duka, kapiteni Lorik Cana dhe lojtaret e tjere te ekipit kombetar te futbollit, duke zbritur nga avioni ne aeroportin "Nene Tereza" pas fitores nje dite me pare te ndeshjes kualifikuese te Euro 2016 mes Armenise dhe Shqiperise, 0-3. /r/n/r/nALBANIAN TEAM AT RINAS - Albania's soccer team head coach Giovanni De Biasi, President of the Albanian Football Federation Armand and Lorik Cana, at the airport "Mother Teresa, after the victory and the qualification of their team at the end of the Euro 2016 group I qualifying football match between Armenia and Albania on October 11, 2015 in Tirana.

 

Opinion Gjergji Stefa

Sigurisht që divorci mund të ishte Europian, por jo vetëm se tanimë ka një pasaportë, por ndoshta edhe sepse në 6 vitet e fundit ka jetuar më shumë si shqiptar se italian, De Biazit i falet që largimin ta bëjë ashtu si dimë ne. Me ndonjë akuzë nëpër dhëmbë, pa keqardhje, me arrogancën e zakonshme tonën kur gjërat nuk shkojnë dhe, le të themi, me një lloj skenari. Zgjodhi post-fitoren kundër Izraelit për ta dërrmuar në publik federatën, zgjodhi sallën e konferencave për shtyp të institucionit, foli për funerale, intriga dhe një raport personal të prishur me presidentin e federatës. Si i thonë fjalës, erdhi në Shqipëri si italian dhe po ikën si… shqiptar.

Tani mund të bësh polemika sa të duash, por çdo mendje e ftohtë duhet të dalë mbi analizën e momentit. Dashuri ndoshta nuk ka pasur, por sabotazh jo. FSHF i ka ofruar De Biazit 3 kontrata deri tani – asnjëherë nuk ka ndodhur një gjë e tillë më parë – rritje të vazhdueshme rroge – sot i shkon deri në 40 mijë euro në muaj – kushte të shkëlqyera pune dhe asnjëherë ndërhyrje në punët e brendshme të ekipit. Si tha edhe vetë, historia e tyre është si pula me vezën dhe hajde gjeje kush e ka bërë vezën dhe kush pulën.

Megjithatë, kanë qenë vite shumë të bukura. Shqipëria në këto 3 edicione u ndërtua nga hiçi, u shpik nga e para, erdhën lojtarë pa fund, u zhvilluan beteja shumëplanëshe, u fitua në fushë dhe jashtë saj, u fitua në transfertë dhe në dyert e CAS-it. Do ishte e këndshme që Duka dhe De Biazi këtë divorc ta kishin bërë bashkë, por Se Biazi vendosi të sillej si shqiptar.

Jeta vazhdon. De Biazi do mbahet mend gjithmonë si trajneri më i mirë i të gjitha kohërave në Shqipëri, por nuk duhet të jetojmë me të shkuarën, por me të ardhmen. Ne me siguri do shkojmë sërish në Europian dhe De Biazi me siguri një ditë do drejtojë Italinë. Çdo gjë ka një fund. Albanese vero! Mirupafshim!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image