Ajeti: Një atmosferë e tillë mungonte prej kohësh, ju tregoj forcën tonë!

0

Pas sulmuesit Cikalleshi ka qenë radha e Arlind Ajetit për të dalë përpara mediave. Mbrojtësi i Grasshoperit në kampionatin zviceran flet për trajnerin e ri, atmosferën që është në kombëtaren kuqezi dhe kundërshtarët e radhës: Islandën dhe Moldavinë.

EDI REJA – “Trajneri i ri më duket shumë mirë, kemi bërë stërvitje me intensitet. Atmosfera me lojtarët dhe stafin është shumë mirë. Një gjë e tillë mungonte prej kohësh”.

PRAPAVIJA – “Nuk kam përgjigje, nuk e di pse ishte ashtu. Ne mundohemi të japim maksimumin, pavarësisht trajnerit ne luajmë për kombin tonë. Ka ndeshje që nuk luajmë mirë, por jemi të gjithë fajtorë, shpresoj në ndeshjen e radhës të përmirësohemi”.

FORCA – “Forca jonë është të luajmë me zemër, me mbrojtje të mirë dhe trajneri i ri na ka dhënë disa gjëra ekstra. Do mundohemi të përcjellim ato çfarë do trajneri”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.