Agim Zeka gjen golin e parë sezonal në Francë

0

Në javën e tretë të kampionatit National 2, divizioni i katërt francez, ku merr pjesë ekipi B i Lilës, Agim Zeka ka gjetur golin e parë sezonal. Talenti shqiptar, i transferuar në janar te Lila, shënoi në ndeshjen e luajtur në Sedan para dy ditësh, sfidë e mbyllur në barazim 1-1.

Zeka shënoi golin e barazimit, me një gjuajtje mjaft të zgjuar brenda zone, duke befasuar portierin kundërshtar, që priste një kros. Lila ende nuk ka fituar në 3 ndeshje, por Zeka i dha një pikë me vlerë në fushën e Sedanit dhe javën e ardhshme në Bastia shpresohet te fitorja e parë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.