A ka budalla që ta privatizojë Vllazninë?

“Vllaznia do të privatizohet”. Kështu tha Bashkia Shkodër disa muaj më parë, duke shpallur plot pompozitet fillimin e procedurave për vlerësimin e aseteve të klubit, ndërkohë që dolën në dritë edhe emrat e parë të biznesmenëve që kërkonin të blinin aksione. Valter Fushaj ishte njëri prej tyre, Tom Doshi doli në skenë më vonë duke ndihmuar skuadrën me premio për çdo fitore, por realisht në muajt e fundit gjithçka ka ngecur. Nëse Vllaznia ra nga kategoria, një arsye është edhe amullia totale rreth klubit.

Çfarë do të ndodhë, a do të privatizohet, kur do të privatizohet? Përgjigja është e thjeshtë: Vllaznia ka një borxh të tmerrshëm, mbi 1 miliard lek, ndaj ka budalla që t’i futet aventurës për privatizimin e klubit shkodran. Bashkia ka për detyrë të paguajë çdo borxh, kjo është e qartë, sepse janë krijuar në kohën e administrimit prej saj, duke qenë se Valter Fushaj e la pa borxhe, por në Shqipëri teoria dhe praktika kanë shumë ndryshim.

Edhe në Vlorë  Sinan Idrizi ka luftuar që Bashkia të paguajë borxhet e së shkuarës, por deri tani ka bërë një vrimë në ujë, sepse i janë hequr pikë, nuk është licencuar për në kupat e Europës dhe në fund borxhet i paguan po Idrizi. A ka budalla që ta privatizojë Vllazninë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *