Zyrtare: Superkupa e Italisë në Arabi

Tashmë çdo gjë është zyrtarizuar. Liga italiane ka vendosur përfundimisht për Superkupën e Italisë, e cila do të diskutohet midis Juventusit dhe Milanit. Sfida do të zhvillohet pasditen e 16 janarit, në Arabinë Saudite. Ora që do të luhet ndeshja do të jetë 18:30, me orën tonë.

Gjithashtu, këtë edicion do të ketë dhe një risi. Është vendosur që në rast se ekipet do të shkojnë në shtëse, trajnerëve respektivë do t’u lejohet dhe një zëvendësim i katërt. Sistemi VAR, po ashtu do të jetë pjesë e ndeshjes.

Hera e fundit që Milan dhe Juventus janë takuar në Superkupën e Italisë ishte para dy sezonesh, kur Milani i Montelës arriti të triumfonte pas gjuajtjeve të 11-metërshave, në një ndeshje që u luajt në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online