ZYRTARE: Skënderbeu jashtë Europe, vjen vendimi i ri

Skënderbeu pret vendimin e CAS dhe në Korçë ishin përgatitur të mësonin se çfarë do të ndodhte më 21 qershor. Kjo nuk do të ndodhë, pasi sot korçarët janë njoftuar se vendimi është shtyrë për t;u marrë me 12 korrik.

Në njëfarë mënyrë edhe shpresat që korçarët këtë sezon të luajnë në Europë janë sfumuar plotësisht. Me 11 korrik luhen takimet e para në Europa League dhe Laçi ka njohur rivalin pas heshjes së shortit një ditë më parë.

“CAS shtyn datën e vendimit. Të dashur tifozë dhe sportdashës të KF Skënderbeu, ju bëjmë me dije se palët në gjykim janë njoftuar sot nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv për shtyrjen e vendimit përfundimtar. KF Skënderbeu do të njihet me vendimin në datë 12 korrik. Me Respekt, KF Skënderbeu”, njofton klubi korçar.

One thought on “ZYRTARE: Skënderbeu jashtë Europe, vjen vendimi i ri

  1. Plehra! Cfare presin keta te CAS-it, apo si do shkoje gjendja ne kete fshatin tone socialist? Kaq problem qenka te jepet nje vendim leshi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *